Telegrafi

SHBA: Mijëra dyqane do të mbyllen në 2009

Shitjet e fundvitit janë shumë të rëndësishme sepse ato u sjellin dyqaneve amerikane përqindjen më të madhe të të ardhurave të vitit. Dhe shifrat e deritanishme tregojnë se shitjet gjatë stinës së festave në Amerikë, ranë 4% në vitin 2008, që është niveli më i ulët në më shumë se 40 vjet.

Ekspertët parashikojnë se në gjysmën e parë të vitit 2009 do të mbyllen më shumë se 70 mijë dyqane. Konsulenti i shitjeve Howard Davidowitz thotë se blerësit do të shohin më tepër lajmërime ku shkruhet: “Ky dyqan është në mbyllje”.

Sipas analistëve, deri në 3 mijë komplekse tregtare rrezikojnë mbylljen në vazhdën e riorganizimeve.