Telegrafi

SHBA, më shumë përdorues të internetit se të kabllorit

Lajmi vjen nga Research Group Leichtman, e cila thotë se në fund të tremujorit të dytë të këtij viti, SHBA ka pasur 49.915.000 gjithsej abonentë të internetit kundrejt 49.910.000 abonentë të TV kabllor.

Edhe pse dallimi në mes të dy grupeve të numrave është relativisht i vogël, kjo paraqet një arritje të madhe, dhe reflekton se si amerikanët modern janë duke i konsumuar mediat për të gjetur argëtimin e tyre digjital – i cili tashmë është e dukshme se vjen nëpërmjet internetit.

Shërbimet si Netflix dhe Hulu janë pa dyshim dy arsye të mëdha për këtë ndryshim, duke siguruar video përmbajtje që i lejon përdoruesit të shohin atë që ata duan, kur ata duan – diçka që e bën modelin tradicional të kabllorit të duket gjithnjë e më i pakuptimtë dhe financiarisht i kotë. (Telegrafi)

 

Shuma e kredise

 

Norma e interesit vjetor

Shpenzimet Administrative (EUR)

Afati i kredisë (Muaj)

Kësti mujor (EUR)

 

Kostoja totale e kredise (Interesi + Shpen. Administrative) – (EUR)

 

NEI – Norma efektive e interesit (Vjetore)

5,000

9.84%

50 €

60

105.84

1,401.91

10.77%

10,000

9.84%

100 €

84

165.19

3,978.29

10.65%

15,000

9.84%

150 €

84

247.78

5,967.57

10.65%

20,000

9.84%

200 €

84

330.37

7,956.92

10.65%