Telegrafi

SHBA: Më 2010 falimentuan 143 banka

Autoritetet mbyllën të premten katër banka të tjera të vogla. Në këtë mënyrë në vitin aktual u zhdukën nga tregu 143 institute kredituese. Një vit më parë falimentuan në vazhdën e krizës ekonomiko-financiare gjithsej 140 banka.

Megjithatë, sipas vlerësimit të entit shtetëror për sigurimin e depozitave FDIC shuma e vlerave, që mbanin institutet kredituese të falimentuara në 2010 është më e vogël. Deri tani sivjet bëhet fjalë për gati 90 miliardë dollarë. Në 2009 ishin gati 170 miliardë dollarë. /Telegrafi/