Telegrafi

SHBA mbron Apple, Obama vendos veto

"Pas konsultimeve të gjera me Trade Policy Staff Committee dhe Trade Policy Review Group… unë kam vendosur që të anuloj përcaktimin e USITC për të nxjerrë një urdhër përjashtimi " thuhej në një letër nga qeveria e SHBA-së drejtuar kryesuesit të United States International Trade Commission, z. Irving A. Williamson.

Vetoja e presidentit vjen si përgjigje ndaj një vendimi të bërë nga USITC në qershor, i cili i jepte gjigantit të Koresë së Jugut, kompanisë Samsung të drejtë në kërkesën e saj për ndalim të importit për iPhone-ët dhe iPad-ët më të vjetër.

Nëse do të mbetej valid, vendimi do të afektonte të gjitha modelet më të vjetra të pajijseve mobile të Apple, si modelet e iPhone para gjeneratës 4S, si dhe tabletët para iPad 2. / Telegrafi /