Zëvendësambasadorja e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Michele Sison, tha sot në New York se zgjedhjet e fundit lokale ishin një tregues i përparimit të mëtejshëm në Kosovë.
“Ne vazhdojmë të mbështesim dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”, tha Sison, në mbledhjen e rregullt të KS të OKB-së për Kosovën, ku është diskutuar raporti i fundit i sekretarit të përgjithshëm Antonio Guterres për punën e UNMIK-ut, raporton KP.
Diplomatja amerikan theksoi se është koha për të ndryshuar misionin e OKB-së në Kosovë dhe se është e nevojshme që të ketë një periudhë raportimi nga tre muaj në gjashtë muaj.
Ajo gjithashtu tha se është e nevojshme të zvogëlohet numri i zyrtarëve të UNMIK-ut dhe buxheti i atij misioni.