Site icon Telegrafi

ShBA mbështet dialogun Kosovë-Serbi, nuk komenton takimin Thaçi-Putin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbështesin dialogun Kosovë-Serbi, por për këtë kërkon që të ketë një konsensus nacional për të arritur përparim.

Nga Ambasada Amerikane në Kosovë nuk kanë komentuar në lidhje me takimin që kishte presidenti i Kosovës Hashim Thaçi me atë rus Vladimir Putin e as për takimet tjera të presidentit të Kosovës në kryeqytetin francez javën e kaluar.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin dialogun si mjet për të arritur normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë e që është thelbësore për të ardhmen e Kosovës.  Udhëheqësia politike,  pa marrë parasysh partinë, duhet të gjejë bazë të përbashkët lidhur me synimet e Kosovës dhe të ndjekë një rrugë përpara, e cila pasqyron interesat e gjithë njerëzve të saj. Kosova ka nevojë të jashtëzakonshme dhe urgjente që udhëheqësit e saj të kenë këtë frymë të bashkëpunimit për të arritur përparim. Ambasada nuk mund të komentojë lidhur me cilatdo diskutime që kanë ndodhur në Paris”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane për KosovaPress. /Telegrafi/

Exit mobile version