Telegrafi

SHBA, marrëveshje 15 mld $ për industrinë e makinave

Paketa e ndihmës, për të cilën demokratët shpresojnë ta kalojnë në senat javën e ardhshme dhe pastaj t’ia paraqesin presidentit Bush për miratim, ka vlerën mes 15-17 miliardë dollarëve.

Kjo shumë është shumë më pak nga 34 miliardë dollarët e kërkuar nga kompanitë ”General Motors”, ”Ford Motor” dhe ”Chrysler”, por demokratët shpresojnë se janë të mjaftueshme deri në zëvendësimin e administratës Bush, më 20 janar, nga ajo Obama.