Një ushtarake ka bërë histori në trupat e marinsave amerikanë, pasi është femra e parë që përfundon stërvitjen e këtij korpusi elitë për gradën e oficerit të Këmbësorisë.
Ky kurs zgjat 13 javë dhe konsiderohet si një nga stërvitjet më të vështira në botë, prandaj, jo më kot 10% e kandidatëve dështojnë që ditën e parë.
Oficerja e re kërkoi që emri i saj të mos bëhej publik, por edhe pa të, ajo ka kthyer një faqe të rëndësishme të historisë së marinsave, pasi tregoi se edhe femrat mund të kalojnë kursin për oficer atje.
Në këtë të fundit, ushtarakët mësojnë si të udhëheqin dhe drejtojnë Këmbësorinë dhe sfidat me të cilat përballen kërkojnë jo vetëm përgatitje të jashtëzakonshme fizike, por mbi të gjitha psikologjike, transmeton tch.
Togerja në fjalë u gradua ditën e hënë dhe tashmë ka marrë nën komandë togën e saj prej 40 marinsash, duke respektuar plotësisht sloganin e shkollës për oficer, që është “Lidership përmes shembullit”