Site icon Telegrafi

SHBA: Lind viçi me dy koka, katër sy dhe tre veshë

Lopa e cila e lindi nuk e lejon të thithë kështu që për çdo ditë këtë e bën pronarja e lopës, farmeria, Irakli Dzrgarkava.

Fqinjët e saj kureshtarë në qytezën Martvili vijnë për ta parë këtë viç të pazakontë. Veterineri Joseph Paschal tha se duhet ta kontrollojnë se si do të zhvillohen eshtrat e kësaj kafshe për të vërtetuar nëse dy kokat janë të ngjitura për një trup.

Ai tha se më e rëndësishmja është që viçi të marr ushqim dhe ajër të mjaftueshëm nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes.

Sipas veterinerit vetëm një në 35 milionë viça lind me një deformim të tillë brenda vitit, shkruan New York Daily News. Shumica e kafshëve me dy koka lindin të ngordhur. /Telegrafi/
 

Exit mobile version