Site icon Telegrafi

SHBA lejon tregtinë me Huawein në mënyrë të kufizuar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të japë licenca për kompanitë të cila do t’i shesin produkte Huaweit vetëm nëse nuk kërcënohet siguria kombëtare duke lënë industrinë dyshime rreth produkteve që mund t’i shiten kompanisë.

Në përpjekje për të ringjallur bisedime tregtare me Kinën, presidenti amerikan Donald Trump muajin e kaluar tha se kompanitë amerikane do të lejohen si shesin produkte Huawei që është prodhuesi më i madh në botë i kompanive teknologjike, përcjell Telegrafi.

Komentet e Trumpit erdhën pasi SHBA e vendosin Huawein në listën e zezë të tregtisë. Kompanitë amerikane nuk shisnin komponentë Huaweit pa licenca të veçanta.

Lexo po ashtu Google bëhet gati ta licencoj Androidin tek Huawei pas vendimit të Trumpit që lejon bizneset amerikane të bëjnë biznes me kompaninë

Menjëherë pas këtij urdhri, industria amerikane e gjysmëpërquesve loboi pranë Administratës Trump për t’u lejuar shitjen e sendeve, produkteve dhe teknologjive jo ndjeshme për Huawein.

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar vazhdimisht Huawein për vjedhjen e pronësisë intelektuale amerikane dhe shkeljen e sanksioneve me Iranin. Po ashtu, SHBA thotë se teknologjia e Huaweit në infrastruktura kyçe si ajo e komunikimit mund të përdoret nga qeveria kineze për të përgjuar vendet perëndimore. /Telegrafi/

Exit mobile version