Shtëpia e Bardhë të mërkurën hodhi poshtë një thirrje të OBSH-së për një moratorium në dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19, duke thënë se SHBA nuk duhet të zgjedhë midis dhënies së dozës së tretë të vaksinës për qytetarët e saj dhe dhurimit të vaksinës në vendet e treta.
“Kjo është alternativë e gabuar”, tha Jen Psaki, një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë, duke komentuar një thirrje të OBSH -së më herët. “Ne mendojmë se mund t’i bëjmë të dyja dhe se nuk kemi pse të zgjedhim midis vaksinimit të amerikanëve, i cili ende nuk është planifikuar zyrtarisht, dhe ndihmës ndaj vendeve të varfra”, tha ajo.
Ajo kujtoi se Shtetet e Bashkuara tashmë kanë shpërndarë më shumë se 100 milionë doza vaksine në vendet më të varfra, që është më shumë se donacione nga të gjitha vendet e tjera të botës së bashku. Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrë ende një vendim për vaksinimin, dhe Gjermania dhe Izraeli kanë vendosur ta bëjnë këtë, kryesisht qytetarët e moshuar.
OBSH sot bëri thirrje për t’i dhënë fund vaksinimit të dozës së tretë të paktën deri në fund të shtatorit për t’i dhënë vendeve më të varfra më shumë vaksina. /tch/