Koreja e Veriut është duke pasur probleme në funksionalizimin e programit e saj interkontinental të raketave balistike, por ajo mund të fitojë aftësi me kalimin e kohës, ka thënë një zyrtar ushtarak i SHBA-ve në një panel të Senatit të martën.
“Ata janë duke pasur vështirësi në rritjen dhe funksionalizimin e programit, por është shumë e qartë … që me kalimin e kohës, unë besoj, se ne kemi për të parë ata duke fituar këto aftësi nëse nuk ndalen”, tha gjenerali i ushtrisë Vincent Brooks, raporton Reuters
Brooks ka qenë i nominuar që të jetë komandanti i ardhshëm i forcave të SHBA-ve në Korenë e Jugut.