Telegrafi

SHBA: Kongresi voton kundër paketës 700 miliardë dollarëshe

Anëtarët e Dhomës votuan me 228 vota kundër dhe 205 pro për të hedhur poshtë paketën e propozuar prej 700 miliard dollarësh, megjithë thirrjen e Presidentit Bush dhe të udhëheqësve të Kongresit për ta miratuar atë dhe për të shmangur kaosin në ekonominë e vendit.

Dhoma e Përfaqësuesve po shqyrton idenë nëse paketa duhet hedhur edhe një herë në votë.

Menjëherë pas lajmit se paketa nuk ishte miratuar, treguesit e bursës amerikane shënuan një rënie të madhe.