Site icon Telegrafi

SHBA konfirmoi 231 mijë raste të reja dhe 3,309 viktima nga coronavirusi – brenda një dite

SHBA-ja raportoi një numër rekord të rasteve të reja dhe viktimave nga coronavirusi, bazuar në të dhënat zyrtare të Universitetit John Hopkins.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, vetëm të premten në SHBA u konfirmuan 231 mijë raste dhe 3,309 të vdekur nga sëmundja e COVID-19.

Ndryshe, Administrata e Ushqimit dhe e Barnave (FDA) e miratoi vaksinën e Pfizer dhe BioNTech për përdorim emergjent, derisa efikasiteti vlerësohet të jetë rreth 95 për qind.

Kjo vaksinë u miratua për herë të parë nga Britania e Madhe, e cila të martën filloi edhe me injektimet e para.

Shefi ekzekutiv i kompanisë amerikane Pfizer, Albert Bourla, pati thënë se njerëzit duhet të marrin dy doza të vaksinës për tu ndjerë të sigurt se janë të mbrojtur 95 për qind.

“Me një dozë, efikasiteti është rreth 50 për qind, diçka e tillë”, pati theksuar ai. /Telegrafi/

Exit mobile version