Prokuroria Speciale ka një rëndësi të veçantë në përpjekjet e vendit të juaj për kthimin e besimit në gjyqësorin e pavarur, në kërkimin e përgjegjësisë për krimin në të kaluarën dhe luftën kundër korrupsionit, deklaroi sot ushtruesja e detyrës së ambasadorit të SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Micaela Schweitzer-Bluhm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Shtetet e Bashkuara konsiderojnë se është shumë e rëndësishme që autoriteti dhe pavarësia e PSP-së të ruhet në të ardhmen. Lufta kundër korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës zyrtare duhet të vazhdojë, ndërsa përgjegjësia të respektohet. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë të kenë një zyrë që do të rikthejë besimin e tyre në gjyqësorin dhe sundimin e ligjit”, tha Schweitzer-Bluhm.
Në lidhje me bisedimet që janë në rrjedh, ajo tha se, të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se është shumë e rëndësishme për çdo qytetarë të Maqedonisë së Veriut që të ketë besim në institucione dhe të besoj në drejtësi të pavarur dhe të drejtë.
“Besoj se pavarësia e Prokurorisë Speciale Publike në kuadër të Prokurorisë Publike është një pjesë shumë e rëndësishme për përmbushjen e pritjeve të këtilla”, tha Schweitzer-Bluhm.
E pyetur nëse kjo do të thotë se e përkrah propozimin e tanishëm për PSP-në, Bluhm tha se, fuqishëm beson dhe më herët nga përvojat e vendeve tjera ka treguar se zyra e pavarur e PSP-së me mundësi që deri në fund t’i kryejë procedurat është shumë e rëndësishme për qeverisjen e së drejtës dhe pavarësinë e gjyqësorit./Telegrafi/