Telegrafi

SHBA-Kinë flasin për ekonominë

Sekretari i Thesarit, Timoti Gajtner dhe Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton e udhëheqin delegacionin amerikan, i cili pritet t’i bëjë thirrje Kinës që të lejojë rritjen e vlerës së juanit.

Delegacioni kinez, i prirë nga zëvendëskryeministri Vang Kishan, do të kërkojë garanci se 1.200 miliardë dollarët amerikanë të Kinës që janë Thesarin e SHBA-ve janë të sigurta. /Telegrafi/