Site icon Telegrafi

SHBA kërkon zyrtarisht ekstradimin e Assange?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paraqitur zyrtarisht një kërkesë në Britani të Madhe për ekstradimin e themeluesit të Wikileaks Julian Assange, tha një zyrtar amerikan në kushte anonime.

Assange përballet me 18 akuza për publikimin e informatave konfidenciale dhe komplot me ish-analistin e zbulimit amerikan Chelsea Mening për të thyer fjalëkalimin e Ministrisë së Mbrojtjes, raporton AP.

Policito me seli në Bruksel, megjithatë, javën e kaluar citoi zyrtarë amerikanë sipas të cilëve  Departamenti amerikan i Drejtësisë ka vendosur të mos ngre padi kundër Assanget për shkak të rolit të tij në zbulimin e disa mjeteve sekreteve të CIA-s për spiunazh.

Aktakuza e lëshuar nga Ministria e Drejtësisë muajin e kaluar tani është në një gjykatë federale në Aleksandri, Virxhinia.

Disa ekspertë ligjorë thonë se akuzat shtesë për veprimet e spiunazhit mund të ngadalësojnë ose përkeqësojnë procesin e ekstradimit në masën që Britania e Madhe i sheh si vepra politike që janë të liruara nga ekstradimi.

Kërkesa për ekstradimin e Assange pritet qëkur autoritetet amerikane nisën procedimet penale kundër tij.

Assange, 47 vjeç, u dëbua nga Ambasada e Ekuadorit në Londër më 11 prill, pasi vendi mohoi azilin që kishte shërbyer për shtatë vjet.

Ai është tani në burgun e Belmarsh në Londër, ku po vuan dënimin prej 50 javësh për shkeljen e kushteve të lirimit me kusht.

Assange gjithashtu kërkohet nga Suedia me akuzat për përdhunim, të cilën ai e mohoi. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version