Site icon Telegrafi

ShBA kërkon të përfshihen në lista të pa korruptuarit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, kërkon nga partitë politike të mbështesin kandidatët që janë të pastër dhe nuk janë të korruptuar, shkruan arbresh.info.

Zëdhënësja e kësaj ambasade, Michelle Schon, thotë për arbresh.info se kandidatët duhet të pasqyrojnë popullsinë e Kosovës, përfshirë gratë dhe të rinjtë.

“I kërkojmë të gjitha partive politike të mbështesin kandidatët të cilët janë të lirë nga njolla e korrupsionit dhe të cilët do të pasqyrojnë tërë popullsinë e Kosovës, duke përfshirë gratë dhe të rinjtë,” është shprehur Shohn.

Ajo ka një thirrje, në ditën kur do të hapjet  foto-ekspozita “Vizionari amerikan: Jeta dhe koha e John F. Kennedy”, e organizuar nga ambasada amerikane në bashkëpunim me bibliotekën Kombëtare të Kosovës,

“Shpresojmë që të gjithë kandidatët që përfshihen në listat e partive do të veprojnë në frymën e thirrjes së Kennedy-t për ta bërë punën qeveritare më të mirë për të gjithë qytetarët e vendit,” është shprehur Shohn për arbresh.info.

Ajo nuk ka dashur të komentojë aderimet e fundit të pjesëtarëve të shoqërisë civile nëpër parti politike duke shtuar se “ambasada nuk merr një pozicion gjatë kësaj periudhe parazgjedhore për individë të ndryshëm, parti politike apo lista kandidate”. /arbresh.info/

Exit mobile version