Telegrafi

SHBA kërkon të hap konsullatë për palestinezët në Jerusalem, Izraeli e kundërshton

FILE - A flag of the United States flies outside the then US consulate building in Jerusalem, March 4, 2019. The Palestinians have slammed Israel for rejecting the promised reopening of the U.S. consulate in Jerusalem. The Palestinian Foreign Ministry said Sunday, Nov. 7, 2021, that Israel, as an occupying power, could not veto the U.S. decision. Israel says there is no room for another U.S. mission in Jerusalem. The Trump administration shuttered the U.S. Jerusalem consulate, an office that for years served as the de facto embassy to the Palestinians. (AP Photo/Ariel Schalit, File)

Izraeli ka kundërshtuar fuqishëm planin e administratës së presidentit amerikan, Joe Biden për të rihapur një konsullatë amerikane për palestinezët në Jerusalem, duke sugjeruar se një mision i tillë duhet të jetë në Bregun Perëndimor.

Nën ish-presidentin Donald Trump, Uashingtoni gëzoi izraelitët dhe zemëroi palestinezët duke mbyllur konsullatën e Jerusalemit dhe duke vendosur stafin e saj brenda Ambasadës së SHBA në Izrael, e cila u zhvendos në Jerusalem nga Tel Avivi në vitin 2018.

Palestinezët duan Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e një shteti të ardhshëm dhe e panë iniciativën e SHBA-së për të zhvendosur ambasadën e saj si minim të kësaj aspirate. Izraeli, i cili pushtoi Jerusalemin Lindor në vitin 1967, e quan Jerusalemin kryeqytetin e tij të pandashëm, raporton reuters.

Duke kërkuar të riparojë lidhjet me palestinezët, administrata Biden ka thënë se do të rihapë konsullatën, megjithëse nuk ka dhënë një datë. “Pozicioni im, dhe ai iu prezantua amerikanëve… është se nuk ka vend për një konsullatë amerikane që u shërben palestinezëve në Jerusalem. Ne po e shprehim mendimin tonë vazhdimisht, në heshtje, pa drama”, u tha gazetarëve kryeministri Naftali Bennett.

Ministri i Jashtëm Yair Lapid, duke folur pranë Bennett, propozoi rihapjen e konsullatës në selinë de-fakto të qeverisë palestineze në Ramallah, në Bregun Perëndimor të pushtuar.

“Nëse ata (Shtetet e Bashkuara) duan të hapin një konsullatë në Ramallah, ne nuk kemi asnjë problem me këtë”, tha ai.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha muajin e kaluar se Uashingtoni “do të ecë përpara me procesin e hapjes së një konsullate si pjesë e thellimit të atyre lidhjeve me palestinezët”, megjithëse një nga stafi i tij i lartë tha gjithashtu se refuzimi i planit nga Izraeli ishte një pengesë. /Telegrafi/