Pak kohë para nisjes së protestës së opozitës para Parlamentit të Shqipërisë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka kërkuar nga protestuesit që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën.
Ambasada e SHBA në i ka bërë thirrje Qeverisë së Shqipërisë që të tregohen të përmbajtur shkruan Telegrafi.
“Shtetet e Bashkuara nxisin të gjithë pjesëmarrësit në protestën e sotme që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën, si dhe iu bëjnë thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtur”, thekson në njoftimin e saj, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë. /Telegrafi/