SHBA-ja i kërkoi Pekinit të mbyll konsullatën e tij në Houston, Teksas, për 72 orë deklaroi Ministria e Jashtme e Kinës, shkruan The New York Times.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zëdhënësi i Ministrisë, Wang Wenbin, tha se SHBA-ja e shtroi kërkesën të martën, duke e quajtur veprimin e vendit si “përshkallëzim të papritshëm”.
Wang potencoi se ambasada kineze dhe konsullatat e tyre në SHBA, pranuan kohëve të fundit edhe kërcënime me vdekje.
“Kina kërkon nga SHBA-ja të rishqyrtojë këtë vendim të gabuar. Nëse vendi vazhdon tutje, atëherë Kina do të detyrohet të merr masa të domosdoshme”, u shpreh Wang.
Ai potencoi ndër tjerash se Kina kishte respektuar diplomatët amerikanë në Kinë dhe vendi kishte promovuar njëkohësisht marrëdhëniet Kinë-SHBA. /Telegrafi/