Telegrafi

SHBA, Kalifornia goditet nga tërmeti 6.4 ballë

Një tërmet i fuqishëm ka goditur ditën e sotme shtetin e Kalifornisë në SHBA. Sipas Daily Mail ky tërmet ka qenë me magniturdë 6.4 ballë i shkallës rihter, me një epiqendër 150 milje nga Los Angeles.

Ai është pasuar nga disa lëkundje 4.7, 3.5, 3.8 dhe 4.2 ballë duke krijuar panik te qytetarët.

Ende nuk ka informacione për dëme materiale apo për persona të lënduar.

Tërmeti vjen në një ditë me festimet e 4 korrikut, Festa e Pavarësisë së SHBA-ve.

Ky është tërmeti më i fortë që ka goditur shtetin e Kalifornisë në 25 vitet e fundit.

Në vitin 1994 u regjistrua një termët i fuqishëm me magnitudë 6.6 i shkallës rihter duke lënë qindra të vdekur dhe miliarda dollarë dëme materiale.