Administrata e Donald Trump të mërkurën zgjati një urdhër që i lejonte Shërbimit Kufitar të SHBA-së të dëbonte emigrantët e paligjshëm, duke përmendur shqetësimet e shëndetit publik në një kohë kur pandemia është ende në fuqi.
Robert Redfield, drejtori i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), ka zgjatur urdhrin e mëparshëm që lejon rojet kufitare të kthenin imigrantë të paligjshëm në vendin e tyre të origjinës, transmeton Telegrafi.
CDC thekson që institucionet e shëndetit publik nuk kanë aftësi për të monitoruar imigrantët e paligjshëm dhe se ekzistojnë “shqetësime domethënëse nëse ata do të zbatojnë në mënyrë efektive masat e izolimit ose do të zbatojnë ndryshe masat distancuese sociale”.
Kritikët dënojnë vendimin, duke pretenduar se Trump është duke përdorur pandeminë e coronavirusit për të shtyrë më tej qëllimin e tij – për të shtypur emigracionin.
“Le të mos mashtrohemi, qëllimi i Trump nuk është të mbrojmë shëndetin tonë, por të mbjellim ndarje dhe të promovojmë agjendën e tij politike”, tha Andrea Flores, drejtor i politikës së imigracionit.
Në një letër drejtuar administratës amerikane të hënën, 40 ekspertë të shëndetit publik kundërshtuan arsyetimin e CDC.
Ndërkohë, SHBA dhe Kanada kanë rënë dakord të zgjasin për të paktën një muaj vendimin për të mbyllur kufirin e tyre të gjatë të përbashkët për të gjithë udhëtimet jo kritike. /Telegrafi/