Telegrafi

SHBA: Ka vdekur gjenerali Schwarzkopf

Norman Schwarzkopf, vdiq të enjten në Tampa të Floridës, ku kishte shërbyer së fundit si kryesues i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara.

Në njoftim për vdekjen e tij thuhet se ish presidenti amerikan, George Bush i vjetri, dhe e shoqja Barbara, kanë shprehur ngushëllime për vekjen e gjeneralit Schwarzkopf, duke thënë se ai “ishte patriot i vërtetë amerikan dhe njëri nga liderët më të mëdhenj ushtarak të gjeneratës së tij”.

Në vitin 1991, gjatë presidencës së Bushit, gjenerali u bë i famshëm për udhëheqjen e operacionit Stuhia Shkretëtirë, me të cilin Kuvajti u çlirua nga forcat e diktatorit irakian, Saddam Hussein.

Gjatë Luftës në Vietnam, i ndjeri Schwarzkopf ishte nderuar si ushtar i luftës. /Telegrafi/