Site icon Telegrafi

SHBA ka tashmë ka 16 milionë raste të regjistruara nga coronavirusi

SHBA-ja ka regjistruar tashmë 16 milionë raste nga coronavirusi dhe 297 mijë viktima, bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins.

Vendi u përball javëve të fundit me rritje rekorde të rasteve nga coronavirusi, derisa është zona më e goditur në botë nga pandemia.

Administrata e Ushqimit dhe e Barnave (FDA) e miratoi të premten vonë përdorimin emergjent të vaksinës Pfizer dhe BioNTech në SHBA.

Lidhur me këtë rast, nga e diela do të fillojë shpërndarja e parë e vaksinave, sipas zyrtarëve në SHBA, derisa vaksinimi mund të fillojë nga e hëna.

“Rreth 145 qendra do t’i marrin vaksinat të hënën, 425 qendra të tjera të martën dhe 66 qendrat e fundit të mërkurën”, deklaroi Gjeneral Gustave Perna.

Vaksina e Pfizer u miratua ditë më parë në Britani të Madhe, përderisa nisi vaksinimet të martën që lamë pas. /Telegrafi/

Exit mobile version