Site icon Telegrafi

SHBA-ja me vlerë rekorde të deficitit buxhetor, dyfish se ai i krizës financiare të 2008-së

Deficiti i buxhetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u rrit me 218 për qind, që është një rekord prej 3.1 trilionë dollarë.

Sipas njoftimit, kjo ka ardhur si pasojë e një rritje masive të shpenzimeve qeveritare për të ndihmuar ekonominë që të përballojë pandeminë COVID-19.

Vlera e këtij deficiti, ishte më shumë se ai i krizës financiare të viteve 2008-2009.

Ndërsa shpenzimet u rritën dhe pranimet e taksave ranë për shkak të mbylljes së gjerë të biznesit, Departamenti i Thesarit tha se borxhi i përgjithshëm i qeverisë amerikane u rrit në 26.9 trilionë dollarë – më i madh se madhësia e ekonomisë e cila u tkurr në tremujorin e dytë në më pak se 20 trilionë dollarë.

Hendeku i buxhetit nën presidentin Donald Trump tashmë ishte në rritje përpara pandemisë dhe arriti në 1 trilion dollarë këtë vit për herë të parë që nga 2012 pas uljes masive të taksave të kaluar në fund të 2017.

Zyrtarët tani e pranojnë se do të jetë e vështirë të arrihet një marrëveshje përpara zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit ose të merren fondet edhe nëse arrijnë të bien dakord. /Telegrafi/

Exit mobile version