Telegrafi

SHBA-ja u jep pajisje mbrojtëse punonjësve shëndetësorë të Maqedonisë

SHBA-ja dha donacion pajisje mbrojtëse për të luftuar coronavirusit. Aty përfshihen veshje, maska mbrojtëse, skafandra dhe gjithçka që është e nevojshme për mjekët, epidemiologët dhe punonjësit shëndetësorë.

Donacionin që e dorëzoi ambasadorja e SHBA-ve, Kate Marie Byrnes e pranuan zëvendëskryeministri Bujar Osmani si koordinator nacional për shpërndarjen e ndihmës ndërkombëtare në vend dhe ministri Venko Filipçe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kjo pajisje do t’ju dorëzohet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit për Shëndet Publik, për shkak se atyre u nevojitet më së shumti”, tha Osmani./Telegrafi/