Telegrafi

ShBA-ja tërheq vërejtjen se luftimet turko-kurde janë të papranueshme

ShBA-ja thotë se luftimet në mes Turqisë, kryengritësve pro-turkë, dhe forcave kurde në veri të Sirisë janë të papranueshme dhe duhet të ndalen, shkruan BBC.

“Përleshjet në vendet ku të ashtuquajturit ushtarë të Shtetit Islamik, nuk janë të pranishëm, janë burim i një shqetësimi i thellë”, ka shkruar në twitter i dërguari i ShBA-ve në koalicionin kundër ISIS-it, transmeton KosovaPress.

Forcat turke kanë sulmuar ata që Ankaraja i quan terroristë kurdë.