Telegrafi

SHBA-ja tashmë ka mbi 500 mijë të vdekur shkaku i COVID-19

Numri i të vdekurve shkaku i COVID-19 në SHBA kaloi shifrën prej 500 mijë personave, e cila përputhet me numrin e amerikanëve të vrarë së bashku në Luftën e Dytë Botërore, Kore dhe Vietnam.

Jetët e humbura, siç regjistrohen nga Universiteti Johns Hopkins, janë afërsisht të barabarta me popullsinë e Kansas Cityt, Misuri, dhe më të mëdha se ajo e Miamit; Raleigh, Karolina e Veriut; ose Omaha, Nebraska.

Dhe përkundër shpërndarjes së vaksinave që nga mesi i dhjetorit, një model i shikuar nga afër nga Universiteti i Uashingtonit projekton më shumë se 589 mijë të vdekur deri më 1 qershor.

Vdekjet dhe rastet mesatare ditore kanë rënë në javët e fundit, por ekspertët paralajmërojnë se variantet e rrezikshme mund të shkaktojnë rritje të serishme, raporton theguardian.

Vdekja e parë në Shtetet e Bashkuara shkaku i coronavirusit ndodhi në fillim të shkurtit të 2020. SHBA regjistroi rreth 405 mijë vdekje në Luftën e Dytë Botërore, 58 mijë në Luftën e Vietnamit dhe 36 mijë në Luftën Koreane. /Telegrafi/