SHBA-ja ka regjistruar tashmë më shumë se 13 milionë raste me coronavirus, përfshirë dhe 264 mijë të vdekur që nga shpërthimi i pandemisë.
Bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins, vendi regjistroi të premten 205 mijë të prekur si dhe 1,404 të vdekur.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, të paktën 20 shtete nuk i raportuan numrat të enjten, kështu që numri i rasteve të së premtes konsiston në raportimin e të dyja ditëve në disa raste.
Ekspertët kanë deklaruar se menaxhimi i pandemisë mund të lehtësohet me anë të të një vaksine efektive kundër coronavirusit.
Ditë më parë, kompania amerikane farmaceutike Pfizer, ka aplikuar në Administratën e Ushqimit dhe të Barnave (FDA), në SHBA, për të kërkuar autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinës. /Telegrafi/