Numri i përgjithshëm i të prekurve nga coronavirusi në SHBA u rrit në mbi tetë milionë, përderisa vendi raportoi në më pak se një muaj rreth një milion raste.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, që nga shpërthimi i pandemisë, më shumë se 217 mijë viktima janë shënuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vendi të enjten raportoi 60 mijë raste të reja, shifra më e lartë që nga data 14 gusht, ndërsa rritjet vazhdojnë në secilin rajon.
Me këtë rast, ekspertët e huaj kanë paralajmëruar prej kohësh se temperaturat e ulëta që shtyjnë njerëzit të qëndrojnë brenda mund të nxisin përhapjen e virusit.
Kështu, bazuar në të dhënat e Worldometter, numri i përgjithshëm i të prekurve globalisht nga COVID-19 u rrit në 39 milionë, ndërsa deri më tani janë shënuar një milion viktima. /Telegrafi/