Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka kërkuar nga qytetarët atje që në vitin 2023 të blejnë më shumë produkte amerikane-produkte vendore.
Biden përmes një shkrimi në Twitter kërkuar që 2023-ta të jetë vit i blerjeve amerikane.
“Le ta bëjmë 2023-në vit të blerjeve amerikane”, thekson Biden.
Let's make 2023 the year of buying American.
— President Biden (@POTUS) January 5, 2023
Kujtojmë se një fushatë për blerjen e produkteve vendore është duke u zhvilluar edhe në Kosovë.
Ditëve të fundit ka pasur thirrje të ndryshme për blerje të produkteve vendore, duke bojkotuar ato serbe. /Telegrafi/