Telegrafi

Houthit pasi SHBA-ja i shpalli grup terrorist: Nuk do t’i ndalim sulmet ndaj anijeve izraelite

Houthit janë përgjigjur pasi SHBA-ja e ka kthyer grupin në listën e terroristëve globalë.

Një zëdhënës i tha reuters se përcaktimi nuk do të bënte asgjë për të penguar sulmet e tyre ndaj anijeve tregtare rreth brigjeve të Jemenit.

Mohammed Abdulsalam tha se “do të vazhdojnë sulmet ndaj anijeve izraelite ose anijeve që shkojnë në Izrael”.

Lexo po ashtu SHBA shpall Houthit si grup terrorist me status të veçantë global

Theksojmë se amerikanët dëshirojnë të detyrojnë rebelët jemenas të largohen nga Irani – i cili mbështet grupin – dhe të ndërpres burimet financiare dhe furnizimet me armë, deklaroi këshilltari për sigurinë kombëtare amerikane, Jake Sullivan, citon skynews.

Nëse Houthitët ndalojnë sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq, SHBA-të do ta konsiderojë heqjen e grupit prej listës së organizatave terroriste.

Ndryshe, SHBA-ja dhe Britania e Madha kanë kryer sulme ajrore ndaj grupit pasi ata kishin rrëmbyer anije ndërkombëtare që bartnin mallra dhe karburante. /Telegrafi/