Negociatat pritet t’i hapin rrugën bisedimeve të drejtpërdrejta midis talebanëve dhe Kabulit për t’i dhënë fund 18 viteve të luftës.
Shtetet e Bashkuara kanë rifilluar bisedimet me talebanët në Katar, tre muaj pasi presidenti Donald Trump befas ndaloi përpjekjet diplomatike që mund të çojnë në përfundimin e luftës më të gjatë të SHBA-së.
I dërguari i paqes Zalmay Khalilzad të shtunën zhvilloi bisedimet e para zyrtare që nga shtatori me grupin afgan në kryeqytetin e Katarit, Doha, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, transmeton Telegrafi.
Bisedimet e rinovuara pritej t’i hapnin rrugën bisedimeve të drejtpërdrejta midis talebanëve dhe qeverisë në Kabul dhe, në fund të fundit, një marrëveshje e mundshme paqeje pas më shumë se 18 vjet luftë.
Talebanët deri më tani kanë refuzuar bisedimet e drejtpërdrejta me Ghani, duke e quajtur atë një “kukull të SHBA-së”.
Gjatë një vizite të papritur të Ditës së Falënderimeve në një bazë ushtarake amerikane në Afganistan muajin e kaluar, Trump tha se talebanët “duan të bëjnë një marrëveshje”.
Ndërkohë, ushtria amerikane në raportin e saj të përditshëm tha brenda natës të shtunën se sulmet ajrore amerikane vranë 37 pjesëtarë të grupit të armatosur dhe operacionet nga Forcat e Sigurisë Kombëtare Afganistan vranë 22 rebelë të tjerë. /Telegrafi/