Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar një numër të madh të të infektuarve me pandeminë globale të quajtur COVID-19.
SHBA-ja ka raportuar 55.910 raste të reja me coronavirus duke e dërguar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 5,197,118, sipas raportit të Universitetit Johns Hopkins, raporton CNN.
Për më tepër, Johns Hopkins raportoi për 1.499 vdekje të reja nga COVID-19. Numri i vdekjeve ka arritur të paktën 166.026, transmeton Telegrafi.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.
Ndryshe, shkencëtarët po mundohen të zbulojnë vaksinën kundër coronavirusit, e cila deri më tani ka marrë jetën e mbi 745 mijë personave gjersa janë infektuar 20.4 milionë njerëz në botë. /Telegrafi/