Site icon Telegrafi

SHBA-ja regjistron mbi 1000 të vdekur dhe më shumë se 126 mijë raste me coronavirus

Një numër rekord i rasteve të reja u regjistruan në Shtetet e Bashkuara pasi më shumë se 126 mijë njerëz u infektuan.

Gjersa më shumë se 1.000 njerëz vdiqën gjatë 24 orëve të fundit. Kështu së paku thonë të dhënat e Universitetit Johns Hopkins.

Theksojmë se kjo është dita e katërt me radhë që numri i rasteve të reja në Shtetet e Bashkuara tejkalon 100 mijë në ditë.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, ka pasur një rritje të madhe të pacientëve të rinj në dy javët e fundit. Kështu, më 24 tetor, u regjistruan 64 mijë njerëz të infektuar dhe më 7 nëntor, 104 mijë persona.

Që nga fillimi i pandemisë, më shumë se 9.8 milionë amerikanë janë infektuar dhe më shumë se 237 mijë shtetas amerikanë kanë vdekur. /Telegrafi/

Exit mobile version