Telegrafi

SHBA-ja regjistron 80 mijë raste brenda një dite me coronavirus, shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë

SHBA-ja ka raportuar më shumë se 80 mijë raste të reja me coronavirus, numri më i lartë ditor që nga fillimi i pandemisë.

Bazuar në të dhënat e Worldmeter, numri i përgjithshëm i të prekurve në SHBA u rrit në 8.7 milionë, derisa kanë ndërruar jetë 229 mijë persona.

Vendi regjistroi të premten gjithsej 83,010 të prekur, ndërsa një ditë më parë u raportuan 71 mijë infeksione.

Rritje të dukshme të rasteve janë raportuar edhe në vendet evropiane, sikurse në Francë, Britani të Madhe, Gjermani, Spanjë, Çeki dhe Poloni.

Numri i rasteve ditore në Evropë është dukshëm më i lartë se sa në valën e parë të pandemisë së coronavirusit. /Telegrafi/