Shtetet e Bashkuara të Amerikës, regjistruan të shtunën rreth 131 mijë raste të reja me coronavirus – shifër kjo që cilësohet të jetë rekorde.
Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, numri i përgjithshëm i të prekurve u rrit në 9.9 milionë; SHBA-ja është njëherësh zona më e goditur në botë nga pandemia.
Rreth 17 shtete raportuan rritje rekorde një-ditore të rasteve, përderisa 14 vende të tjera regjistruan numër rekord ditor të pacientëve të shtruar në spital.
Në anën tjetër, bazuar në të dhënat e Worldometer, numri i përgjithshëm i viktimave nga coronavirusi në SHBA thuhet të ketë arritur në 243 mijë./Telegrafi/