Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan 150 mijë raste të reja me coronavirus, shifra më e lartë ditore e regjistruar ndonjëherë që nga shpërthimi i pandemisë.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, vendi tashmë për 10 ditë me radhë ka raportuar nga 100 mijë raste të reja. Numri i dytë më i lartë ditor vlerësohet të jetë rreth 140 mijë të prekur brenda 24 orëve të fundit.
SHBA-ja është vendi më i goditur në botë nga pandemia e coronavirusit, derisa numri i përgjithshëm i të prekurve u rrit në 10 milionë.
Ndërkohë, bëhet e ditur se rreth 248 mijë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes COVID-19.
Ekspertët deri më tani kanë deklaruar se pandemia mund të menaxhohet në mënyrën më të lehtë me anë të një vaksine efektive kundër virusit vdekjeprurës. /Telegrafi/