Site icon Telegrafi

SHBA-ja regjistroi rreth 2 milionë raste të reja me COVID-19 brenda 12 ditëve

Numri i përgjithshëm i të infektuarve nga coronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u rrit në më shumë se 12 milionë. Kështu thuhet nga të dhënat e përpiluara nga Universiteti John Hopkins.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, vendi regjistroi rreth 2 milionë raste të reja në 12 ditët e fundit.

Që nga shpërthimi i pandemisë së coronavirusit në vend, të paktën 255 mijë persona kanë ndërruar jetë në SHBA.

Ekspertët thonë se menaxhimi i përhapjes së pandemisë mund të lehtësohet me anë të një vaksine efektive kundër coronavirusit.

Deri më tani tre vaksina rezultuan me një përqindje të lartë efikasiteti derisa pritet ditëve në vijim aprovimi i përdorimit të tyre.

Kompania farmaceutike amerikane Pfizer, ka aplikuar tek rregullatorët shëndetësorë të SHBA-së për autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinës kundër coronavirusit. /Telegrafi/

Exit mobile version