Site icon Telegrafi

SHBA-ja regjistroi 64,201 raste të reja me coronavirus dhe 1,336 vdekje

Sipas informacionit të Universitetit Johns Hopkins, të paktën 5,313,055 raste me coronavirus janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të paktën 168.446 njerëz kanë vdekur në vend që prej fillimit të pandemisë globale, raporton CNN.

Johns Hopkins raportoi 64,201 raste të reja me coronavirus gjersa kanë ndërruar jetë 1.336 persona, transmeton Telegrafi.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.

Ndryshe, tashmë raportohet se globalisht janë infektuar njëzet milionë njerëz gjersa kanë ndërruar jetë mbi 762 mijë persona. /Telegrafi/

Exit mobile version