Shtetet e Bashkuara shprehin keqardhje për vendimin e Francës për të tërhequr ambasadorin e saj nga Uashingtoni.
Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të angazhohen në ditët në vijim për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis dy vendeve, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, raporton reuters.
Franca njoftoi më parë se vendosi të tërhiqte ambasadorët për konsultime nga SHBA dhe Australia.
Australia arriti një marrëveshje me SHBA dhe Britaninë e Madhe për dërgimin e nëndetëseve të reja bërthamore.
Ajo përfundoi marrëveshjen për blerjen e nëndetëseve franceze me vlerë 40 miliardë dollarëve gjersa Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian tha se një lëvizje e tillë e presidentit, Emanuel Macron pasoi për shkak të seriozitetit të situatës. /Telegrafi/