Site icon Telegrafi

SHBA-ja raporton numër të lartë të vdekurve dhe të infektuarve shkaku i COVID-19

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar numra të lartë të të infektuarve me pandeminë globale të quajtur COVID-19.

Ka të paktën 6,075,384 raste me coronavirus në SHBA dhe të paktën 184,686 njerëz kanë vdekur, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, raporton CNN.

Deri më tani, Johns Hopkins ka raportuar 43253 raste të reja dhe 1067 vdekje të reja brenda 24 orëve të fundit.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA-së, si dhe raste të riatdhesuara.

Ndryshe, 25.3 milionë njerëz në nivel global janë të infektuar me COVID-19 gjersa kanë vdekur mbi 848 mijë njerëz. /Telegrafi/

Exit mobile version