Site icon Telegrafi

SHBA-ja raporton 935 vdekje dhe mbi 50 mijë raste të reja me coronavirus

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar mijëra raste të reja të të infektuarve me coronavirus.

SHBA-ja ka regjistruar 50,502 raste të reja me COVID-19 dhe 965 vdekje të lidhura me virusin, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Kjo ka ngritur numrin e përgjithshëm në të paktën 6,200,518 raste dhe 187,755 vdekje, raporton CNN.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.

Ndryshe, SHBA-ja është shteti me numrin më të madh të të infektuarve dhe të vdekurve në botë. /Telegrafi/

Exit mobile version