Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Lloyd Austin premtoi se vendi i tij do të zhvillojë më shumë stërvitje ushtarake me vendet Baltike si Letonia dhe do të përpiqet të sigurojë më shumë trajnime për këto vende kundër çdo kërcënimi nga Rusia.
Austin foli në një konferencë për media në kryeqytetin Riga me ministrin e Mbrojtjes së Letonisë, Artis Pabriks, ku ai tha se kanë në plan që ushtarët amerikanë të vendosur në Rumani dhe vende të tjera të Evropës t’i mbajnë vazhdimisht nën një rotacion në Baltik por që mund të dërgojnë forca shtesë edhe nga SHBA-ja.
Duke vënë në dukje se vendi i tij kundër çdo kërcënimi nga Rusia do të kryejë më shumë stërvitje ushtarake me vendet Baltike si Letonia dhe do të përpiqet të sigurojë më shumë trajnim për këto vende, Austin përsëriti angazhimin e SHBA-së për të ndihmuar rajonin e Baltikut që të mbrojë veten.
I just finished a productive meeting with Latvian Prime Minister Kariņš. Latvia’s partnership is especially crucial after Russia’s reckless, unprovoked invasion of Ukraine. They have stepped up, supporting the Ukrainian people as they defend their country. pic.twitter.com/HAbvUAqt6h
— Secretary of Defense Lloyd J. Austin III (@SecDef) August 10, 2022
Austin është sekretari i parë amerikan i Mbrojtjes që viziton Letoninë në gati 30 vjet ndërsa vizita tërheq vëmendjen për rëndësinë në rritje të vendeve baltike që ndodhen në skajin perëndimor të Rusisë.
Ministri Pabriks tha se përparësitë e tij janë më shumë forca ushtarake të SHBA-së dhe se trupat e Letonisë kanë nevojë për trajnim të kujdesshëm në mënyrë të rregullt.
Ai theksoi se vendi i tij ka nevojë për ndihmë financiare shtesë nga SHBA-ja për të blerë pajisje të reja ushtarake dhe për të forcuar mbrojtjen ajrore dhe bregdetare.
Duke vënë në dukje kërcënimin që vjen nga aleati i Rusisë dhe fqinji i Letonisë, Bjellorusia ministri Pabriks tha se Bjellorusinë nuk e sheh si një komb të pavarur dhe se ajo është një pjesë e Rusisë.
SHBA-ja ka vendosur në total rreth 100 mijë ushtarë në Evropë. Ndërsa në Letoni aktualisht ndodhen rreth 500 ushtarë amerikanë. /Telegrafi/
My sincere thanks to President Levits for hosting me in Riga today. I’m especially proud to be here as we mark 100 years of unbroken U.S. diplomatic relations with your Latvia 🇱🇻 #WeAreNATO pic.twitter.com/zvMZEYR77w
— Secretary of Defense Lloyd J. Austin III (@SecDef) August 10, 2022
Minister Pabriks, it’s great to see you again – and especially in Latvia. Thank you for the outstanding host nation support, and for your decision to develop a new training range that will enable U.S. and Allied forces to maintain their readiness while in Latvia. pic.twitter.com/GDU73Fp3ZK
— Secretary of Defense Lloyd J. Austin III (@SecDef) August 10, 2022