Telegrafi

ShBA-ja paralajmëron Rusinë: Bisedimet do të përfundojnë nëse vazhdojnë bombardimet në Siri

Sekretari amerikan i shtetit John Kerry ka paralajmëruar homologun e tij rus, se ShBA-ja do të ndërpresë bisedimet rreth Sirisë, në rast se Moska nuk ndërpret bombardimet në Aleppo.

Sipas BBC-së, për këtë Kerry ka informuar Sergei Lavrovin në një bisedë telefonike të mërkurën.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se ishte “duke bërë përgatitjet për të pezulluar marrëveshjen SHBA-Rusi për Sirinë”, transmeton KosovaPress.

Aleppo është nën bombardime të rënda ajrore që nga përfundimi armëpushimit një javë më parë. Më shumë se 250 mijë njerëz janë bllokuar në lindje të qytetit.