Site icon Telegrafi

SHBA-ja me numër rekord ditor, regjistron 100 mijë raste të reja me coronavirus

Autoritetet shëndetësore amerikane kanë publikuar të dhënat e fundit sa i përket gjendjes me pandeminë.

Shtetet e Bashkuara kanë kapërcyer për herë të parë 100 mijë të infektuar me coronavirus në një ditë të vetme.

Shumë shtete amerikane duke përfshirë Kansas, Tennessee, Virginia, Oklahoma, Montana, Iowa, North Dakota, South Dakota, Ohio, Nebraska, Minnesota, Indiana dhe West Virginia – të mërkurën raportuan numra rekord të pacientëve të shtruar në spital me COVID-19.

Theksojmë se SHBA-ja prinë në botë me numrin e personave të infektuar duke kapur shifrat prej 9,445,000.

Ndryshe, deri më tani 232,500 persona kanë vdekur që nga muaji shkurt i këtij viti. /Telegrafi/

 

Exit mobile version