Telegrafi

SHBA-ja miraton edhe një pilulë kundër COVID-19

Rregullatorët në Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) thonë se kanë autorizuar pilulën e re antivirale COVID-19 të Merck & Co, pasi dhanë miratimin për një trajtim të ngjashëm nga Pfizer.

FDA autorizoi ilaçin oral, të quajtur molnupiravir, për trajtimin e sëmundjeve të lehta deri në mesatare tek të rriturit që janë në rrezik për sëmundje të rënda dhe për të cilët trajtimet alternative nuk janë të disponueshme.

SHBA-ja raportohet se tashmë ka porositur pesë milionë pilulat e para për trajtimin e coronavirusit, raporton bbc.

Lexo po ashtu Pilula e parë për trajtimin e coronavirusit është aprovuar në SHBA

Ilaçi është përballur me një shqyrtim të konsiderueshëm ditët e fundit, pasi rezultatet e provës klinike treguan se redukton shtrimet në spital dhe vdekjet me vetëm 30 për qind midis individëve me rrezik të lartë në rrjedhën e hershme të sëmundjes.

Të mërkurën, qeveria franceze njoftoi se po anulonte një porosi për 50 mijë pilula pas performancës zhgënjyese të ilaçit. /Telegrafi/