Telegrafi

SHBA-ja mbështet masat ekonomike të Greqisë

"Zëvendëspresidenti Bajden shprehu një mbështetje të fortë për reformat ekonomike dhe politike të ndërmarra nga Greqia dhe uroi kryeministrin për cilësitë e drejtuesit”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga ekzekutivi amerikan.
Kryeministri grek, Jorgos Papandreu zhvilloi turne në disa shtete të botës për të bindur investitorët të blejnë borxhin publik grek nëpërmjet letrave me vlerë, pas një pranvere që shënoi një krizë të rëndë buxhetore.

Ndërsa në Athinë vijojnë protestat e njëpasnjëshme nga qytetarët grek, të cilat kundërshtojnë me forcë politikat e kursimit të ndjekura nga qeveria greke. /Telegrafi/