Telegrafi

SHBA-ja lëshime rreth Traktatit për Armët, për shkak të Kosovës dhe Iranit

Administrata e Bushit përpiqet ta përfitojë Rusinë, ndërsa koha për një marrëveshje rreth Kosovës po kalon, shkruan gazeta amerikane.

IHT shkruan se nëse Moska nuk do të lëshojë pe rreth Kosovës, atëherë SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së, mund ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Gazeta transmeton diplomatë të NATO-s të kenë thënë se ky hap mund ta destabilizojë më tej Ballkanin, mund t’i përkeqësojë marrëdhëniet me Rusinë, dhe të bëjë që Kina dhe Rusia t’u vënë veto sanksioneve të reja kundër Iranit. /REL/